SHBA rihap dyert për refugjatët

Menjëherë pas fitores së zgjedhjeve presidenciale në ShBA, Trump, mbylli dyert përkohësisht për refugjatët për shkaqe sigurie. Një vendim i cili mori diskutim të gjerë në gjithë opinionin publik. Tani, pas katër muajsh ShBA do të pranojë sërish refugjatë. Por me përjashtim të atyre personave që vijnë nga 11 vende me rrezik të lartë, ku shumica janë muslimane. Megjithatë edhe pas këtij vendimi jo të gjithë aplikuesit do të pranohen për qëndrim në ShBA. Masat e sigurisë do të jenë shumë herë më të larta dhe do të investigohet për çdo kënd që synon të marrë një leje qëndrimi atje.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet