SHBA, tre viktima dhe 9 të plagosur në Kaliforni pas festës së Halloween

Një festë për Halloween brenda një apartamenti ka përfunduar vonë në darkë me gjuajtje armësh në jug të Los Angeles me bilancin tragjik të tre viktimave dhe 9 të plagosurve. Departamenti i policisë në Long Beach, ka deklaruar se skuadra ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së informacionit, por pasi kanë shkuar atje kanë parë trupat e pajetë të tre personave dhe 9 të tjerë të plagosur, të cilët janë çuar urgjentisht në spital. Janë dëgjuar gjuajtje armësh edhe në afërsi të një makine. Sipas informacioneve paraprake, dy të dyshuar me fytyrë të mbuluar kanë hapur zjarr kundër të pranishmëve duke plagosur 12 vetë. Autorët janë ende në ndjekje nga policia.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet