SHBA vuan nga temperaturat ekstreme, të paktën 8 të vdekur

Moti i keq ka pushtuar të gjithë SHBA. Shtresa e dëborës dhe akullit ka bllokuar rrugët, autostradat duke shkaktuar mbylljen e shkollave dhe zyrave qevritare në të gjithë jugun. Dhjetra makina kanë dalë nga rruga për shkak të shtresës së ngrirë. Deri më tani janë konfirmuar 8 viktima, mes tyre edhe një fëmijë. Makina ra në një kanal të Luizianës për shkak të ngricës në rrugë. Të gjithë pyesin se kur do të mbarojë kjo situatë kaq e vështirë që i ka ngujuar të gjithë brenda, por meteorologët shprehen se ende do të vuajnë pasi rreziku nuk ka kaluar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet