SHBA: mësuesja mbetet shtatzënë me nxënësin e saj 13 vjeçar

Një mësuese në Amerikë është shpallur në kërkim nga policia amerikane pasi ka mbetur shtatzënë nga një nxënës i saj 13 vjeçar. Alexandria Vera 24 vjeçare nga Texas, akuzohet për abuzim të vazhdueshëm seksual ndaj një fëmije.

Daily Mail raporton se mësuesja e gjuhës angleze në shkollën “Stovall”, ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një nga nxënësit e saj pothuajse çdo ditë, madje edhe më pas ka mbetur shtatzënë. Mësuesja e klasës së tetë, e cila ka një fëmijë, deklaroi para policisë se ajo dhe adoleshenti kanë rënë në dashuri, madje ajo pretendon se kishte marrë edhe bekimin familjarëve të tij, të cilën ai ua kishte prezantuar si të dashurën e tij.

Sipas dokumenteve të paraqitur në gjyq ajo 24 vjeçarja shprehet se prindërit e 13 vjeçarit e kishin lejuar që ai të kalonte natën me të. Pas dhënies së dëshmisë, Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg deri në vendimin fianal, por Alexandria Vera është zhdukur, për t’i shpëtuar arrestimit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet