SHBA: senati voton sanksione të tjera kundër rusisë

Senati amerikan votoi sot pro sanksioneve të reja ndaj rusisë, për të penguar presidentin amerikan Donald Trump, të lehtësojë njëanshmërisht presionin ndaj Moskës. Rusia akuzohet se ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016. Sanksionet e vendosura u miratuan me shumicë dërmuese, 97 vota pro dhe 2 kundër. Teksti i miratuar nën formën e një amendamenti, që do të miratohet ende përfundimisht nga Senati dhe më pas nga Dhoma e Përfaqësuesve, e bën të detyrueshme një dritë të gjelbër nga Kongresi në rast të ndërprerjes apo lehtësimit nga presidenti të sanksioneve ekzistuese. Ato do të kodifikohen në ligjin e sanskioneve të vendosura nga dekreti i Barack Obamas, veçanërisht kundër industrisë energjitike ruse.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet