Samos Sos. Refugjatët manifestojnë në ishullin grek ndaj kushteve të jetesës

Kampi i refugjatëve në ishullin grek Samos është rrëmujë, pasi shumë emigrantë kanë ngritur tendat nëpër kodra. Sot, me qindra prej tyre kanë shkuar në port për të marrë pjesë në një manifestim të quajtur “Samos Sos”. Qytetarët dhe emigrantët akuzojnë qevrinë se janë braktisur. Kampi i vendosur në këtë ishull mund të mbajë deri në 750 refugjatë, por në fakt atje ndodhen mbi 4000 të tillë.

Sipas qeverisë dhe vetë BEsë, emigrantët në Samos janë rreth 2500 vetë. Të dhënat janë të ndyshme pasi nuk janë të verifikuara. “Samos Sos”, lindi dy vjet më parë si ide për të transferuar ishullin në ishull refugjatësh. “Po vjen dimri dhe kushtet metereologjike po bëhen edhe më të rënda”, tregon Maianthi Mpertou, pjestare e Samos Sos. “Si mund t’i lemë 5000 vetë në të ftohtë nëpër tenda. Kështu doni të tregoni sa kujdeseni për ta. Nuk duam që refugjatët të largohen nga ishulli, por nuk duam as të jenë të bllokuar këtu”, ka shtuar pjestarja.

Samos Sos, e cila gjen edhe mbështetjen e kishës, është formuar nga mbështetësit e Agimit të Artë sipas disa prej banorëve të zonës. Apostolos Staikos tregon se “gjatë dy viteve e gjysmë, banorët e ishullit kanë mirëpritur dhe janë kujdesur për mijëra refugjatë të mbërritur kryesisht nga Turqia. Por disa prej tyre theksojnë se ishulli nuk mund të pranojë dot më tepër emigrantë dhe se këta të fundit që ndodhen këtu nuk kanë asnjë të ardhme”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet