Sanchez paralajmëron për një valë të ekstremit të djathtë si në Finlandë

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez paralajmëroi sot kundër rrezikut për të parë ekstremin e djathtë të fitonte të dielën një rezultat më të mirë sesa parashikimet e sondazheve, si rasti i Finlandës së fundmi. Sondazhet e paraqesin partinë e ekstremit të djathtë Vox, e cila u shfaq në skenën politike në dhjetor gjatë zgjedhjeve rajonale në Andaluzi (jug), për tu renditur forca e pestë në Dhomën e Deputetëve me më shumë se 10% të votave, ndërkohë që momentalisht nuk ka asnjë vend. Sipas Sanchez ka një rrezik të vërtetë, të sigurt që Vox të arrijë rezultate më të mira të dielën. ‘’Askush nuk e priste në Finlandë që ekstremi i djathtë të kalonte nga vendi i pestë në të dytin’’, deklaroi ai për radion spanjolle. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet