Schultz heq dorë nga posti në Ministrinë e Jashtme

Udhëheqësi i partisë socialdemokrate në Gjermani, hoqi dorë nga posti i ardhshëm që do të fitonte në bazë të kualicionit me partinë e Merkel. Ai ka njofuar zyrtarisht dorëheqjen e tij nga posti i minitrit të jashtëm. Në një deklaratë më shkrim, Martin Shculz, shpjegoi arsyet e gjestit të tij dhe shpresën se debatet do të mund të mbyllen. Ai u shpreh gjithashtu se duhet të qëndrojë pas interesave të partisë së tij. “Deklaroj dorëheqjen time për të hyrë në qeverinë gjermane. Unë e kam theksuar se do të hy në kualicion nëse do të pranonin kërkesat tona për përmisimin e arsimit, sigurimit social, punës dhe taksave.” Sipas gjermanëve, në një sondazh të kryer, besonin se pranimi i kualicionit me Merkel do të ishtë një gabim i rëndë për Schultz, ndaj tërheqja u bë në kohë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet