Seal Team 6. Gati plani për eleminimin e Kim Jong-Un në rast lufte

“Seal team 6”, skuadra e dërguar në Pakistan në vitin 2011 e cila vrau Bin Laden, është duke marrë pjesë në manovra sekrete me drejtues të lartë ushtarakë nga Koreja e Jugut, se si të heqin qafe liderin koreano verior në rast lufte. Skuadra speciale e vrasjeve, e cila do të bëhet publike në Dhjetor, është krijuar nga Ministria e Mobrotjes në mënyrë që të neutralizojë “komandimin dhe drejtimin” e sistemit në veri.

Song Young-moon, Ministër i Mbrojtjes, ka deklaruar për një media britanike se “jemi në proces të përpunimit të planit. Unë besoj se skuadra speciale do të jetë plotësisht gati në muajin Dhjetor”. Ministria e Koresë së Jugut ka planifikuar vrasjen e Kim Jong-Un duke dubluar Dënimin Masiv Korean. Asgjë nuk është bërë e ditur se cili është plani dhe si do të zbatohet ai në rast urdhëri dhe më pas veprimi nga këto forca speciale.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet