Sekuestrohen dokumentat pro referendumit në Katalonjë

Është sekuestrimi më i madh që pas nisjes së fushatës elektorale për referendumin e pavarësisë së Katalonjës më 1 Tetor. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e spanjës. Roja civile ka konfiskuar më tepër se 1 milion formularë dhe fletë volante të ngjitura në çdo zonë të rajonit të barcelonës.

Edhe madridi zyrtar, pavarësisht jo-së së qeverisë spanjolle, ka zbritur në shesh duke manifestuar në favor të referendumit falë ndihmës së partisë Podemos. Me sloganin “banorët e madridit për të drejtën e vendosjes”, kanë tërhequr me qindra pjesmarrës mes të cilëve aktivistë, politikanë dhe njerëz të njohur gati për të mbështetur çështjen e pavarësisë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet