Selaniku pa transport publik ditën e hënë. Shoferët protestë në orën 11 të mëngjesit

Shoferët e autobusave në qytetin verior grek Selanik, po planifikojnë të organizojnë sipas organizatës së transportit OASTH, një protestë përpara ndërtesës së bashkisë në orën 11 të mëngjesit ditën e hënë.

Drejtuesit e kësaj organizate, kundërshtojnë marrjen e disa prej shërbimeve të transportit publik nga kompania private KTEL. OATSH, kërkon gjithashtu, ndërhyrjen e menjëhershme për makinat dhe stafin e tyre në marrjen e masave për rritjen e një shërbimi cilësor.

Në deklaratë thuhet se oraret tepër të ngarkuara me transport janë tmerrësisht të vështira për të punuar, sidomos në qendër të qytetit i cili për fat të keq nuk ka mënyrë tjetër transporti publik. Kjo bën që pasagjerët të largohen nga taksitë dhe shërbimet publike të transportit për të arritur më shpejt në destinacion.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet