Serbia kërcënon me ndërhyrje ushtarake në rast të krijimit të ushtrisë së kosovës

Serbia ka kërcënuar me aksione ushtarake kundër fqinjit Kosovë, pasi parlamenti i këtij të fundit aprovoi krijimin e ushtrisë së vendit. Parlamentarët kosovarë votuan të premten për ndryshimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtrinë e kosovës deri në 5 mijë trupa dhe 3 mijë rezervistë. Beogradi nga ana tjetër e ka quajtur një kërcënim direkt të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe ka kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara për ndihmë dhe propozime.

Kosova deklaroi pavarësinë në vitin 2008, por Serbia nuk e njeh atë si shtet por si provincë të vendit. Beogradi ngul këmbë në idenë se ushtria e re do të dhunojë rezolutën e Kombeve të Bashkuara, e cila çoi në shpërthimin e dhunës mes forcave serbe dhe “separatistëve shqiptarë” në vitin 1999. Kryeministra serbe Ana Branobiç, ka deklaruar se “ndëryrja me armë është njëra nga kartat që luhet në tavolinë”.

Kushtetuta kosovare mandaton krijimin e ushtrisë kombëtare por nuk është marrë asnjë vendim për vite me radhë, ndërkohë që Prishtina po përpiqet të fitojë besimin dhe aprovimin e serbëve të kosovës. Politikanët etnikë serbë, bojkotuan votimin e së premtes, duke u cilësuar si “kohë e sëmurë” nga sekretari i përgjithshëm i Natos. “Unë deklaroj se ky vendim është mbështetur nga Nato”, deklaroi Jens Stoltenberg, duke theksuar se kjo do të ulë tensionet e rajonit të cilat kanë qenë prej dekadash. “Këshilli i Atlantikut Verior, do të rishikojë nivelin e lidhjes mes Natos dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës”.

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka thënë se “armata e re nuk do të jetë kurrë në sulm ndaj askujt”. “Ushtria serbe që tani e tutje do të ketë një partner të ngushtë për procesin e paqes”. Por Beogradi deklaron hapur se ushtria do të mund të përdoret për të dëbuar serbët nga territori i kosovës veriore, e cila dënohet dhe kundërshtohet fuqishëm nga qeveria e prishtinës.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet