Serbia pret ekspertët kinezë për të luftuar Covid-19. 16 ton ndihma mjekësore

Një grup me mjekë kinezë me eksperiencë në luftën kundër Covid-19, ka mbërritur në kryeqytetin serb Beograd në mbrëmjen e së shtunës për të ndihmuar vendin ballkanik ndaj koronavirusit. Gjashtë pjestarët e grupit me eksperiencë, janë pritur nga presidenti i vendit Aleksander Vuçiç, Ministri i Shëndetit, Zlatibor Loncar si dhe Ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin së bashku me pjesëtarë të tjerë të qeverisë në aeroportin ndërkombëtar të Beogradit.

Doktorët kinezë të cilët janë specializuar në fushën e infektimit dhe epidemive, sëmundjeve të frymëmarrjes etje, kanë marrë me vete ndihmë mjekësore urgjente në Serbi, nga ku sipas raportimeve ka një viktimë për shkak të koronavirusit.

Me eksperiencë në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, ekspertët kinezl pritet të japin një ndihmë të madhe si këshillues në Serbi, vend i cili deklaroi gjendjen e emergjencës pesë ditë më parë, duke kërkuar edhe ndihmën e Kinës për të luftuar virusin. Grupi i specialistëve kinezë, kanë marrë me vete ventilatorë, maska mjekësore, epruveta si dhe materiale mjekësore të rëndësishme në sasinë e 16 tonëve. Bëhet e ditur se një tjetër ndihëm mjekësore do të niset drejt serbisë pas disa ditësh.

Në fjalën e tij të mirëseardhjes, Vuçiç ka shprehur falenderimet më të mëdha për ekspertët kinezë për “këtë ndihmë urgjente për vendin” duke e quajtur të gjithë sasinë e ndihëmës materiale si “shpëtuese”. “Duke nisur që prej këtij momenti, ne do të dëgjojmë gjithçka ata do të thonë. Ne do të tregojmë respekt për popullin që menaxhoi të luftojë të keqen më të madhe të botës së sotme, Covid-19”, ka dekalruar Vuçiç.

Ndërkohë, ndihma të rëndësishme mjekësore qeveria e kinës i ka derguar edhe greqisë në luftën ndaj koronavirusit. Një avioni i nisur nga Pekini ka mbërritur po dje në mbrëmje në Athinë me një sasi prej 8 ton ndihmë mjekësore të nevojshme për mjekët dhe ekspertët e shëndetit grek.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet