ShBA publikon 2800 dosje sekrete për vrasjen e Kenedit

Donald Trump ka autorizuar publikimin e rreth 2800 dosjeve sekrete për vrasjen më të bujshme të historisë amerikane, Xhon Kenedit. Tashmë keto dosje gjenden edhe në internet në faqen zyrtare të Arkivës Kombëtare të ShBA. Qindra dosje të tjera mbahen të fshehta për sigurinë kombëtare. Trump deklaroi se publiku amerikan e meriton të dijë të vërtetën e mbi vrasjen e ish presidentit Kenedi dhe se qeveria e tij do ta sigurojë këtë nëpërmjet dokumenteve. Do të pritet deri ne 26 prillin e ardhshëm për të parë nëse këto dokumente përmbajnë zbulime të dobishme. Ish-presidenti Kennedy u qëllua për vdekje më 22 nëntor 1963, teksa udhëtonte përmes Dallasit në një limuzinë të hapur.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet