Shanghai. Pa maskë në fytyrë nuk do të ofrohet asnjë shërbim në transportin publik. Urdhër i prerë

“Nëse mendon të përdorësh si mjet transporti taksinë ose autubusin në Shanghai, tashmë e tutje je i detyruar të udhëtosh me maskë në fytyrë”. Ky është rregulli më i fundit për të ndaluar koronavirusin.

Vendimi shërben edhe për ata që do të lëvizin nëpër qytet në të gjitha stacionet e metrosë. Ata pasagjerë të cilët nuk do të kenë maskën në fytyrë, nuk do të lejohen të përdorin shërbimin e transportit publik.

Edhe shoferët janë të detyruar të përdorin maskën. Madje, ata nuk janë të lejuar të drejtojnë automjetin jashtë vijës së verdhë të qytetit. Pasagjerët inkurajohen të paguajnë biletën e transportit nëpërmjet rrjeteve Wechat dhe Alipay sepse ka më tepër siguri pasi pagesa me monedhë ose para cash mund të sjellë rrezik për virus.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet