Shembet një ndërtesë pas shpërthimit të zjarrit në Gjermani. 25 persona të plagosur

Një shpërthim ka shkaktuar 25 të plagosur nga ku 4 në gjendje serioze duke shembur një ndërtesë dhe disa automjete në qytetin gjerman Wuppertal. Banorët e zonës kanë dalë jashtë të alarmuar pasi ndërtesa shpërtheu përpara mesnatës. Pas shpërthimit të zjarrit, ndërtesa është shembur disa momente më pas, duke lënë një re të madhe tymi mes apartamenteve ngjitur. Ndërkohë që katër personat e plagosur në gjendje serioze janë çuar urgjent për në spitalin më të afërt në distriktitin Langerfeld.

Policia ka bërë të ditur se është duke hetuar shkakun e shpërthimit dhe nuk do të japë informacione të tjera deri në përfundim të hetimit nëse shpërthimi ka të bëjë me ndonjë sulm terrorist. “Puna është bërë edhe më e vështirë nga fakti se ndërtesa është shembur. Si ka ndodhur dhe pse ka ndodhur, kjo mbetet deri tani e paqartë deri në përfundim të hetimit”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

Departamenti i zjarrfikësve ka shtuar se kanë punuar fort për të nxjerrë personat e ngelur brenda ndrëtesës para dhe pas shembjes dhe se deri tani nuk mendohet të ketë ngelur dikush nën gërmadha. “Tani që janë shpëtuar të gjithë banorët jemi duke u munduar të mbajmë situatën përreth ndërtesës të qëndrueshme”, është shprehur zëdhënësi i departamentit të zjarrfikësve. Ndërkohë, inxhinjerët specialistë janë duke punuar për të kuptuar nëse do të ketë shembje të ndërtesave të tjera pas asaj të parës.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet