Shembja e tunelit bërthamor në Korenë e Veriut shkakton 200 të vdekur

Një tunel bërthamor në vendin Punggye-ri në Korenë e Veriut u rrëzua duke shkaktuar vdekjen e rreth 200 njerëzve. Agjencia e Koresë së Jugut Yonhap raporton se incidenti ndodhi gjatë gërmimit të një tuneli tjetër. Sipas një raporti televiziv të Asahi TV, rreth 100 vetë u bllokuan në fillim për shkak të shpërthmit, ndërsa 100 të tjerët si pasojë e kolapsit gjatë aktiviteteve të shpëtimit. Incidenti besohet të jetë efekti i shpërthimit të gjashtë të 3 shtatorit, më i fuqishmi në mesin e testeve bërthamore të Pyongyang-ut, të cilat do të dobësonin nëntokën dhe do të tejkalonin Malin Mantap. Shpërthimi ishte i mjaftueshëm për të krijuar një tërmet me magnitudë 6.3.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet