Shërbëtori i ngushtë i mbretëreshës Elisabetë infektohet me koronavirus. Frikë në pallatin mbretëror

Njëri nga punonjësit e ngushtë të familjes mbretërore në Londër i cili është në kontakt të rregullt me mbretëreshën Elisabetë, është testuar pozitiv me koronavirus, duke dhënë alarmin për shëndetin e mbretëreshës. Shërbëtori i cili ka si punë edhe shëtitjen e qenve të mbretëreshës, tashmë ndodhet në shtëpi në vetëkarantinë me shpresë fitoren ndaj virusit.

Me dhjetëra shërbëtorë të pallatit kanë shkuar për testim, por të gjithë thuajse kanë dalë negativë. Por atje vazhdon të jetë meraku se sa mundësi ka mbretëresha 93 vjeçare ka mundësi të infektohet me koronavirus. Njëri nga punonjësit ka deklaruar se “të gjithë janë të frikësuar, jo vetëm për veten por edhe për mbretëreshën dhe princin. Nëse dikush përreth tyre nuk është testuar akoma, ata duhet ta bëjnë patjetër. Duket se ka nisur frika tek të gjithë në këtë moment”.

Javën e kaluar u morr vesh se njëri nga punonjësit e pallatit mbretëror u testua pozitiv me koronavirus, teksa edhe mbretëresha ndodhej atje. Që nga ajo ditë ajo ka shkuar në kështjellën Windsor, duke qëndruar e mbyllur së bashku me burrin e saj, princ Filipin 98 vjeç.

Mbretëresha tashmë ndodhet në karantinë pa disa prej zyrtarëve të saj më të ngushtë duke mos patur asnjë lidhje fizike për momentin me pallatin. Shërbëtori ka punuar për disa vite në pallat por u ngrit në detyrë gjashtë muaj më parë. Puna e tij përfshin shpënien e pijeve dhe ushqimeve tek mbretëresha, fërfshirë edhe miqtë, marrjen e letrave dhe mesazheve, si dhe shëtitjen e qenëve.

Nuk dihet për momentin se kur është diagnozifiuar me koronavirus, apo është çuar në karantinë, teksa pallati mbretëror deklaron se mbretëresha është në gjendje të mirë shëndetësore. “Gjithçka tani po bëhet shumë serioze dhe deri diku e frikshme. Të gjithë janë duke pyetur, kush e ka radhën më pas dhe çfarë do të ndodhë”?

The Queen and her husband are now being cared for by a skeleton staff at their personal apartments in Windsor Castle. And royal staff usually based at Buckingham Palace, Windsor or Sandringham have been told to work from home where possible.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet