Shira të rrëmbyeshme në Himalaje, 40 të vdekur në Nepal

Rrëshqitje masive dheu dhe përmbytje të vazhdueshme për ditë me radhë nga shirat e rrëmbyeshme në Himalaje shënuan të paktën gjashtë të vdekur në Indi dhe 40 në Nepalin fqinjë, njoftuan sot autoritetet. “Që nga dita e premte, të paktën 40 persona vdiqën shkak i përmbytjeve apo rrëshqitjeve masive të dheut”, njoftoi për median zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme së Nepalit, Deepak Kafle. Në parkun kombëtar në Chitwan, mjaft i frekuentuar nga turistët në Nepal, disa hoteleve i është dashur të evakuojnë klientët e tyre drejt dhomave të kateve të sipërme, për shkak të përmbytjeve. Një drejtues i njësive akomoduese saktësoi se kishte evakuar turistët në shpinën e elefantëve drejt rrugës kryesore më të afërt, për të vijuar drejt Katmandou.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet