foto arkiv

Shkëputja masive e dheut mbulon një hotel në Kinë, 12 viktima

Të paktën 12 persona kanë vdekur, pasi një shkëputje masive dheu zuri një hotel i cili ndodhej në provincën Hunan, Kinë. Lajmi u dha nga mediat lokale. Sipas çfarë thanë mediat, incidenti ndodhi të premten e kaluar: të paktën 3mijë metër kub me detrite dhe gurë kanë goditur hotelin me tre kate në kontenë Nanzhang. Sasia e madhe e detriteve ka ngadalësuar punën e forcave të ndihmës së shpejtë, që në fund ia dolën të bënin hapësirë brenda strukturës, dhe të hiqnin prej andej trupat pajetë të 12 personave. Tre të mbijetuar. Në të njëjtën kohë janë hapur hetimet për të vendosur mbi shkaqet e këtij aksidenti.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet