Shkon në 175 numri i të infektuarve me COVID-19 në anijen Diamond Princess pranë brigjeve japoneze

Të gjithë pasagjerët në karantinë deri më 19 shkurt

Mbi 30 raste të tjera me virusin COVID-19 janë shfaqur në bordin e anijes karantinë e cila ndodhet në afërsi të brigjeve të portit të Yokohamas, duke e çuar në 175 vetë numrin total të të infektuarve. Anija Diamond Princess, është duke mbajtur mbi vete numrin më të madh të të infektuarve jashtë territorit të kinës. Në këtë rast, 39 janë pasagjerë dhe pjestarë të stafit të anijes, ndërsa njëri prej tyre është një oficer i drejtuesve i cili sapo është futur në karantinë.

Janë 3.700 pasagjerë që ndodhen në bordin e anijes, e cila ishte përgatitur për të ndaluar në brigjet japoneze më 4 shkurt, por është detyruar të qëndrojë në ujë nga autoritetet për shkak të gjetjes së një pasagjeri me koronavirus i cili sapo kishte arritur nga Hong Kongu.

Pasagjerët të cilët duhet të zbrisnin në brigjet japoneze më 4 shkuart, janë detyruar të qëndrojnë në karantinë deri më 19 shkurt, por mendohet se qëndrimin në bordin e anijes do të mund të zgjatë më tepër sipas instruktorëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Pasagjerët e konfirmuar janë duke qëndruar brenda dhomave të tyre, duke u lejuar të lëvizin nëpër korridore vetëm 90 minuta gjatë gjithë ditës.

Ushqimi dhe të gjitha gjërat e nevojshme vendosen tek dera e kabinës. U është ofruar internet falas, shërbim telefoni, televizion dhe shërbime të nevojshme brenda kabinës ku ndodhen. Drejtuesit e anijes kanë deklaruar se do t’u rrikthejnë të gjitha paratë e paguara pasagjerëve si dhe shpenzime të tjera. Ata, thonë gjithashtu, se do t’u japin mundësi për udhëtime turistike të tjera me anije me të njëjtën cilësi si kjo në Diamond Princess.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet