Shoferja e autobuzit i shpëton jetën nxënësit

Një shofere autobusi reagoi me shpejtësi duke ndalur një nxënës që po zbriste nga autobusi, ndërkohë që një makinë po kalonte me shpejtësi autobusin e ndalur, që në Shetet e Bashkuara përbënë shkelje të rregullave të trafikut. Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë brenda autobusit më 26 prill dhe janë publikuar në faqen e Fejsbukut të Distriktit të Noruiçit në Nju Jork. Zyrtarët e departamentit të arsimit në qytetin e Noruiçit përshëndetën veprimin e shoferes, duke thënë se ajo bëri një punë shumë të mirë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet