Shpërthejnë protestat në Irak. Mungojnë shërbimet thelbësore të jetës dhe elektriciteti

Kryeministri iraken Haider al-Abasi i cili ndodhet në Bruksel me rastin e takimit të Natos mbi terrorizmin islamik, ka kthyer sytë nga Bassora me shpresën se prezenca e tij do të hapë rrugën e paqes në qytetin e rënduar nga lufta, nga ku prej një jave protestat edhe të dhunshme, kanë nisur të krijojnë probleme të shumta për shkak të mungesës së kushteve dhe shërbimeve më thelbësore sidomos elektriciteti.

Demostratat kanë nisur që prej disa ditësh, nga ku disa manifestues kani nisur t’u venë flakën gomave të automjeteve për të bllokuar rrugët dhe institucionet qeveritare. Protestat kanë detyruar forcat e sigurisë që në disa zona të hapin zjarr duke vrarë një manifestues, duke shkaktuar në këtë mënyrë edhe zemërimin e popullatës.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet