''Shtëpia e Bardhë kërkon vrasjen e presidentit venezuelian Nicolas Maduro''. Presidenti i vendit akuzon ShBA-në dhe kolumbinë

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro, në një intervistë televizive nga pallati Miraflores, ka lëshuar një akuzë të rëndë ndaj Donald Trump. “Ka ardhur urdhëri nga Shtëpia e Bardhë për të më vrarë mua. Detyra u është besuar oligarkëve në Bogota dhe qeverisë së Bogotasë, duke marrë urdhër për të më vrarë. Unë e denoncoj publikisht. Por ata nuk do të arrijnë as të më prekin një fije floku”, ka thënë Moduro gjatë intervistës. Por nga ana tjetër, presidenti venezuelian nuk ka dhënë asnjë shpjegim për akuzat e ngritura dhe nuk ka dhënë asnjë provë konkrete.

Menjëherë është përgjigur Shtëpia e Bardhë me njërin nga zëdhënsat zyrtarë. “Shtetet e Bashkuara preferojnë një kthim demokratik dhe paqësor të demokracisë në Venezuelë”. Nga ana tjetër, qeveria amerikane ka akzuar qeverinë e maduros në lidhje me vdekjen e Fernando Alban, opozitari i vdekur pasi ishte hedhur nga dritarja e katit të dhjetë nga shërbimet sekrete në Caracas. Ky i fundit u arrestuar me akuzën e atentatit në bashkëpunim me dron kundër presidentit Nicolas Maduro më 5 gusht. Edhe pas kësaj ngjarjeje, lideri venezuelian ka akuzuar kolumbinë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet