Siria njeh zyrtarisht 'genocidin armen'. Parlamenti sirian konfirmon ligjin pas luftimeve me trupat turke ne Idlib

Lufta mes Sirisë dhe Turqisë nuk luhet vetëm në rajonin e Idlibit por edhe në arenën parlamentare. Parlamenti sirian ka aprovuar një ligj i cili njeh genocidin armen me 1 milion e gjysmë viktima të vrarë nga sundimi turk më 1915. Presidenti i vendit Bashar al Assad, e kishte quajtur nën zë edhe më parë genocidin, por duket se kjo deklaratë është bërë zyrtare edhe në parlament. Në botë janë vetëm disa vende të cilat e kanë njohur si “genocid” persekutimin e armenëve në fillim të shekullit të kaluar.

Vendimi i damaskut nuk është i rastësishëm, teksa Siria dhe Turqia po luftojnë për kontrollin e qytetit sirian Idlib, i njohur si opozitar i pushtetit të presidentit Al Assad, qytet i cili prej disa javësh është duke u bombardua. Me mijëra janë refugjatët. Me qindra trupa të mbërritura nga Ankaraja gjatë ditëve të fundit drejt qytetit sirian, kanë bombarduar trupat kundërshtare, kundërshtuar trupat siriane dhe madje shumë prej trupave turke janë gjetur të vdekur. “E bëjmë për të mirën e vendit”, thekson nga Ankaraja, Ministri i Mbrojtjes turke, por në Idlib edhe Nato i ka kërkuar Al Assad dhe Rusisë të ndalojnë sulmet.

Sipas Kombeve të Bashkuara, janë mbi 70 mijë refugjatë nga rajoni. Jetojnë në kushte ekstreme, ndërkohë që sot bëhet e ditur se një familje siriane kanë vdekur për shkak të mbytur nga gazi i lëshuar nga soba e vendosur brenda tendës ku të gjithë po jetonin në Jabal Zawiya.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet