Skandal financiar në Vatikan. 200 milion dollarë pallat në qendër të londrës me paratë e dhuruara

Një pallat në zemër të londrës i blerë me paratë e dhuruara dhe menaxhime të dyshimta. Një skandal i madh financiar në Vatikan, ka bërë që të zbulohen dokumenta sekrete në lidhje me hapjen e një çështjeje penale nga Papa mbi disa prej agjencive imobilare në Londër.

Bëhet fjalë për ligjin e korrupsionit i përhapur nga media, nga denoncimi i revizorit të përgjithshëm të papës dhe akuzat e bëra nga drejtori Gian Franco Mammi. Sipas informacioneve bëhet fjalë për çështje sekrete me shumën e 200 milion dollarëve për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 17 mijë metrash në qendër të londërs. Duke analizuar dokumentat, shihet qartë se Selia e Shenjtë gjendet brenda një skandali të madh në historinë e vet.

Kartat flasin hapur mbi të gjitha për Sekretarin e Shtetit i cili mban fonde dhe ekstra llogari me mbi 650 milion Euro. Bëhet fjalë “programin Shën Pjetër”, në lidhje me paratë që Vatikani xhiron në llogari për nevojat e investimeve ndaj të varfërve. Me ndihmën e bankës Credi Suisse, mbahen mbi 77 për qind të llogarive të skandalit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet