Skandal pedofilie në Kili. Pendohen 34 peshkopë pedofilë

Pas një takimi tre ditor në Vatikan me Papa Franceskun, 34 peshkopët kilianë kanë vendosur të rrëfejnë lidhjen e tyre në skandalin me pedofilinë. “I kërkojmë falje Papës, viktimave dhe kishës”, kanë thënë të gjithë në mbledhje. Tashmë do t’i takojë pontifikatit të vendosë nëse ata do të vazhdojnë të kryejnë detyrën ose jo.

Njëri nga drejtuesit e kishës spanjolle, Jordi Bertomou, i dërkuar nga Bergolio në Kili për të hetuar mbi të dhënat e abuzimit seksual nga klani lokal, ka thënë se Vatikani po bën historinë. “Jemi duke u përballur me një moment shumë të vështirë, shumë të rëndësishëm për kishën katolike botërore dhe jo vetëm për kilin. Besoj se bëhet fjalë për diçka të lokalizuar dhe do kërkoj konferencën e të gjithë peshkopëve, teksa jam duke u thënë të prisni rezultatet pasi do të bëjmë historinë”.

Skandali në fjalë ka qenë në qendër të dhënies së vendimit urgjent për ndalimin e krizës e cila ka mbuluar kishën katolike kiliane si dhe ka rrezikuar reputacionin e Bergolios.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet