Skandali me OXFAM. Qeveria britanike nis hetim të plotë ndaj drejtuesve

Njëra nga organizatat humanitare më të njohura në botë, Oxfam me seli në Oxford të Britanisë së Madhe, mundë të humbasë financimet nga qeveria britanike pas daljes në dritë të shfrytëzimit të fondeve me prostituta në Haiti pas tërmetit të vitit 2010, nga ku janë përfshirë disa përfaqësues të lartë të organizatës, të cilët janë paguar me fondet publike dhe pagesat humanitare.

Organizata është akuzuar për mosdenoncim të skandalit dhe mbrojtje të fajtorëve. Skandali pas denoncimit në të përditshmen britanike The Times, është konfirmuar se edhe në një tjetër mision humanitar në Çad në vitin 2006 personeli i Oxfam ishte përfshirë në skandale seksuale me prostituta të zonës. Ministrja britanike e Zhvillimit Ndërkombëtar, Penny Mordaunt, ka deklaruar se “mendoj të bëhet fjalë për një traditë komplet ndryshe nga besimi që Oxfam kishte në Haiti për të ndihmuar personat që kishin nevojë. Besimi ndaj atij që i ka dërguar atje për të bërë këtë punë vërtet ka humbur dhe ngjarja është vërtet skandaloze”.

Pikërisht këtë javë, drejtuesit e Oxfam janë akuzuar nga qeveria britanike, duke kërkuar hetim të plotë dhe urgjent. Oxfam merr çdo ditë mbi 300 milion stërlina financime nga qeveria britanike dhe fonde të tjera ndërkombëtare nga Bashkimi Europian dhe agjencia e Kombeve të Bashkuara, si dhe Organizata Botërore e Shëndetsisë. “Duhet të kishim bërë më tepër”, shpjegon Mark Goldring, administratori i dërguar nga Oxfam. “Për kohën, Oxfam ishte shumë pak e njohur, pa asnjë njohje mediatike kemi shkuar në publik dhe kemi thënë se ishim të shqetësuar për faktin se paratë që na ishin dhënë mund të ishin përdorur jo në mënyrën që duhej dhe se besimi publik dukej se ishte zhgënjyes. Stafi ynë është sjellë keq dhe kjo është e papranueshme ndaj ne kemi reaguar. Kemi pushuar përgjegjësit e programit”, ka deklaruar administratori Goldring.

Mes të akuzuarve është edhe Roland van Hauwermeiren, drejtuesi belg i cili ka drejtuar misionin në Çad dhe Haiti. Sipas medias britanike, skandali rrezikon të përfshijë edhe organizata të tjera joqeveritare si Save the Children, Christian Aid dhe Kryqin e Kuq britanik.

 

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet