Skocia 'Pro' 52 për qind pavarësisë nga Britania. Më 2021 një tjetër referendum për pavarësi

Zgjedhja e Boris Johnson si kryeministër britanik i ka dhënë një shtysë të re pavarësisës skoceze. Mbi të gjitha është shtuar frika për daljen nga Bashkimi Europian pa asnjë marrveshje. Vetëm disa ditë para vizitës në Skoci, Lord Ashcroft ka zhvilluar një sondazh nga ku del qartë se maxhoranca e skocezëve është në favor të pavarësisë nga Britania e Madhe.

Nëse referendumi i vitit 2014 largoi këtë mundësi me vetëm 46 për qind të votuesve në favor të pavarësisë, përqindja është rritur me 52 për qind në favor të pavarësisë. Me qindra skocezë kanë ndërruar mendje që nga viti 2014.

Kryeministra skoceze Nicola Sturgeon, ka pranuar me kënaqësi rezultatin, duke dashur të bëjë edhe një tjetër referendum në vitin 2021, si dhe duke u munduar të ndeshet me konservartorët të cilët po mundohen të bllokojnë të drejtën e Skocisë të zgjedhë për të ardhmen.

Kryeministrja në fakt do të donte një Skoci të pavarur dhe brenda Bashkimit Europian. Në muajin Maj, qeveria ka publikuar një tjetër ligj, ku kërkohet të mbahet një tjetër referendum madje edhe para vitit 2021. Sipas sondazhit, skocezët laburistë janë më të kënaqur për të zhvilluar referendumin para vitit 2021, nga ku me kënaqësi do të nxjerrin në krye Toryn.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet