Slloveni/ Ambjentalistët në mbrojtje të lumit Sava

Me qindra ambjentalistë kanë dalë rrugëve të Lubljanës për të mbrojtur ambjentin kundër një projekti që parashikon ndërtimin e 9 digave të gjata në lumin Sava.

Sipas ambjentalistëve, këto veprime do të rrezikonin ekosistemin tepër delikat të florës së lumit. Rok Rozman, i Mbrojtjes së Lumenjve të Ballkanit, deklaron se “nuk është aspak çështje e së djathtës ose e së majtës, e të gjelbërve ose e portokallëve. Jemi këtu për natyrën tonë”.

Nëse plani i qeverisë do të realizohet, do të krijohen probleme me zonat e habitatit që konsiderohen shumë të rëndësishme nga pika natyraliste. Shoqatat kërkojnë një reformë legjislative e cila do të ndalojë realizimin e projektit mbi lumin Sava.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet