Socialistët fitojnë zgjedhjet në Spanjë

Partia Socialiste spanjolle (PSOE) fitoi dje zgjedhjet parlamentare. PSOE, e drejtuar nga Pedro Sanchez doli partia e parë në zgjedhje dhe ka një diferencë të dukshme me Partinë Popullore, që doli e dyta, por me gjysmën e vendeve në parlament krahasuar me socialistët duke regjistruar kështu një rënie historike. Historike është edhe futja në parlament e ekstremit të djathtë, VOX, që mori 24 vende në parlament. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte gjithashtu historike, me mbi 75,7%. Por, socialistët nuk fituan një maxhorancë të mjaftueshme për krijimin e qeverisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet