Solidaritet i plotë me popullin turk në momentet e vështira pas tërmetit

Nga Ankaraja ku ndodhet për një vizitë zyrtare, ministrja e Financave, Anila Denaj përcolli dhimbjen për pasojat e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë një ditë më parë.

“I përcjell me dhimbje homologëve dhe miqve tanë turq ngushëllimet më të sinqerta për viktımat e shkaktuara nga tërmeti i një nate më parë”, shprehet Denaj.

“Iu shpreh solidarıtetin e plotë në këto momente të vështira për popullin vëlla turk dhe qeverinë turke. Ju jemi pranë në këto orë të vështira në përballimin e kësaj sıtuate të dhimbshme”, tha ajo.

“Ne nuk mund të harrojmë ndihmën e madhe që populli dhe qeveria turke na dha kur edhe vendi ynë u gjend në të njëjtën fatkeqësi vetëm para dy muajsh. Shpresojmë dhe lutemi që të ketë një bılanc sa më të vogël në viktima si dhe iu urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve. Jemı pranë jush në këtë tragjedi të cılën populli dhe qeverıa turke do të dijë ta përballojë me kurajo”, përfundoi ministrja e Financave, Anila Denaj. /j.p/

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

0 Komentet