Spanja të shtunën ndryshon nenin 155 të kushtetutës për katalonjën

Qeveria spanjolle do të mbildhet të shtunë në Madrid për të ndryshuar artikullin 155 të kushtetutës pas asaj që e konsideron si “përgjigje negative të presidentit rajonal Carles Puigdemont” ndaj kërkesës së kryeministrit Mariano Rajoy. Një këshill i jashtëzakonshëm do të mblidhet të shtunë për të aprovuar ndryshimin e nenit 155, i cili do të votohet nga senati për të rindryshuar urdhërin kushtetues në Katalonjë.

Gjatë përgjigjes së kërkesës urgjete nga madridi, presidenti katalonjas ka dërguar një mesazh të dyfishtë duke thën se “pavarësia nuk është deklaruar akoma” dhe se i kujton qeverisë qëndrore se parlamenti në Barcelonë nuk ka votuar akoma për pavarësinë, por ai kërcënon se kjo do të ndodhë nëse madridi nuk i ndalon kërcënimet dhe aplikon nenin 155.

Nga ana tjetër, agjentët e Rojes Civile spanjolle janë duke zhvilluar ndërhyrje të shumta në komisariatet e Llieidas dhe Massos di Esquadra. Agjentët spanjollë të cilët kanë në dorë mandatin e firmosur nga një gjyqtar, nisin sekuestrimin e regjistrimeve të komunikimeve të brendshme të 11 tetorit gjatë operacionit për votimin e referendumit për pavarësi.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet