Spanjë: rojet bregdetare shpëtojnë 801 emigrantë në det

Rojet bregdetare spanjole kanë shpëtuar 801 klandestinë që vinin nga Maroku. Në total janë gjithsej 3000 emigrantë që kanë mbërritur në këtë vend në dy javët e fundit, përmes ngushticës se Gjibraltarit dhe detit Alborán, që ndajnë Spanjën nga Maroku. Të Hënen janë shpëtuar dhe 668 emigrantë të tjerë, që po kalonin Mesdheun në 18 varka. Më shumë se gjysma kanë tentuar të kalojnë në ngushticën e Gjibraltarit, ndërsa 250 persona të tjerë janë rekuperuar në detin Alborán. Sipas agjencisë spanjollë të lajmeve EFE pjesa më e madhe e emigrantëve vinin nga Maghreb-i, ndërsa pjesa tjetër nga Afrika Subsahariane. Pjesa më e madhe janë të rinj, shumë prej tyre minorenë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet