Spitalet në Venezuelë prodhojnë vetë maska për t'u përballur me koronavirusin

Materialet mjekësore të të gjitha llojeve thuajse mungojnë në Venezuelë, prandaj punonjësti janë detyruar që në spitalet në Caracas të përballen ashpër me luftën ndaj rritjes së infektimit me koronavirus. Kjo ka bërë që punonjësit e mjekësisë të përgatitin vetë maskat mbrojtëse një nga një. Pesë punëtorë qëndrojnë çdo ditë në depon e spitalit kryesor të qytetit, duke vënë në punë makineritë dhe transformuar copa të mëdha pëlhure në maska për 2.800 punonëtorë.

Që nga dita e Mërkurë, ata kanë menaxhuar të krijojnë mbi 1000 copë maskash për vete. “Ata nuk lëvizin nga ato makina”, ka thënë suprvizorja Silvia Blolivar, njëra nga ato që ka organizuar edhe projektin. “Ata punojnë dhe vetëm punojnë dhe hanë derisa vjen koha për të ikur në darkë”. Ajo tregon se edhe spitalet e tjera kanë nisur të njëjtin projekt si mundësi për të luftuar virusin.

Venezuela raportoi 35 rastet e saj të para me koronavirus për më pak se një javë dhe pjesë më e madhe e ekspertëve të shëndetësisë kanë deklaruar se “vendi pas përballjes me krizën ekonomike dhe mungesësë së ushqimeve, nuk është gati të përballet me koronavirusin”.

Spitalet po vuajnë nga mungesa e maskave, dorezave, ilaçeve dhe në jo pak raste ka probleme me ndërprerjen e ujit. “Ne duhet të kemi shumë më tepër siguri, jo mungesë maskash, por jemi në gjendje emergjence dhe na duhen urgjent materialet”, ka thënë Yordania Mata, 34 vjeçare e cila vetëm sa është ulur pak për të pushuar.

Presidenti Nicolas Maduro, ka urdhëruar të gjithë vendin të qëndrojë në karantinë në shtëpi në mënyrë që edhe virusi të mos përhapet më tepër, duke e quajtur “masë drastike e nevojshme”. Nga ana tjetër, Maduro akuzoi për gjithçka SHBA-në për sanksionet e vendosura, duke thënë se mungesa e materialeve mjekësore ka nisur më përpara se të nisnin sanksionet ekonomike.

Duke u përballur me pandeminë e kohëve të fundit, Maduro ka deklaruar se “nëse disa probleme dalin nëpër spitale ne duhet t’i zgjidhim. Nuk duhet t’i kthejmë në çështje politike, por duhet të bashkëpunojmë të gjithë për të zgjidhur hallet tona”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet