Stoltenberg, nuk duam sërish një Luftë të Ftohtë me Rusinë

Rusia është një vend fqinj dhe ne nuk duam sërish një Luftë të Ftohtë, deklaroi Sekretari i përgjithshëm i NATOs, Jens Stoltenberg gjatë një interviste për të përditshmen gjermane “Sueddeutsche Zeitung”.

“Nuk mendojmë të izolojmë Rusinë. Në përballjen me Rusinë synojmë një strategji të dyfishtë, mbrojtjen ndërkombëtare të kombinuar me dialogun. Nëse nuk bisedojmë me njëri-tjetrin nuk mund as të rregullojmë strategjitë tona, as të përmirësojmë të kuptuarin reciprok”, theksoi Stoltenberg.

“Aleatët do të takohen në korrik. Është e rëndësishme t’i tregohet Moskës se ka pasoja, kur Rusia sillet ashtu siç bëri në Krime, kur fshihet pas sulmeve kibernetike dhe shkel ligjet ndërkombëtare. Rusia ka nënvlerësuar kohezionin e NATO-s”, u shpreh ai.

“Në Ukrainë, deri sa të ndryshojë sjellja, do të qëndrojnë trupat dhe sanksionet”, shtoi sekretari i Aleancës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet