Stuhi dëbore në SHBA: mijëra familje pa energji elektrike

Stuhi të forta dëbore goditën bregun lindor të SHBAve, zonë me 85 milionë banorë, duke shkaktuar të paktën tetë viktima. Qytetet më të goditura janë Washingtoni dhe Baltimore. Trashësia e dëborës deri tani ka arritur në 60 cm, njofton CNN që shton se rrugët janë pothuajse bosh, restorantet të mbyllura dhe shumë pak bar-kafe të hapura. Disa pika furnizimi me karburant janë bosh, pasi banorët u lajmëruan që të kenë naftë apo benzinë në makinat e tyre për të paktën tri ditë. ”Në Virginia ka rreth 1 000 aksidente trafiku, janë anuluar më shumë se 7 600 fluturime”, tha CNN-i. Mijëra familje janë pa energji elektrike.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet