Stuhi rrufesh në Bangladesh, 65 viktima në 4 ditë

Të paktën 65 persona kanë humbur jetën në Bangladesh, si pasojë e goditjes nga rrufetë. Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në pjesët rurale të vendit, në veri, në qëndër dhe shumica e viktimave janë fermerë dhe punëtorë ndërtimi. Numri më i madh i viktimave u regjistrua të enjten, kur humbën jetën 34 persona. Vendi ndodhet në sezonin vjetor të stuhive. Bangladeshi përjeton stuhi të forta dhe rrufe të shpeshta ndërmjet muajit mars dhe qershorit, përpara fillimit të misioneve që sjellin gjithashtu shira të mëdha dhe të vazhdueshëm, por jo problematikë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet