Stuhia 'Gloria', godet Spanjën. 3 viktima dhe dëme të mëdha

Stuhia e fuqishme e quajtur Gloria ka shpënë në 3 numrin e viktimave në Spanjë dhe ka krijuar dëme të mëdha në rajonet bregdetare. Spostimet e provokuara për shkak të rrymave kanë krijuar reshje të forta shiu në Asturie të cilat kanë zgjatur me orë.

Parashikohet që Gloria të humbasë forcën gjatë ditëve të ardhshme, por ndërkohë me qindra fëmijë janë detyruar të qëndrojnë nëpër shtëpi të mbyllur. Deri tani janë mbi 30 provincat e prekura nga stuhia.

Në Barcelonë për shkak të erërave të forta, janë ndaluar të gjitha lundrimet në portin Olimpik. Lumenj të ndryshëm janë parë të tejmbushur dhe një pjesë e tyre mund të dalin nga shtrati. Edhe një pjesë e madhe e rrugëve janë kthyer në pishina dhe janë mbytur nga uji.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet