Stuhia Kiara bën kërdinë nëpër Europë. 6 viktima dhe shumë të plagosur

Pasi pushtoi Irlandën dhe Britaninë e Madhe, stuhia Kiara arriti në Francë duke bërë që erërat të arrinin në shpejtësinë mbi 160 kilometra në orë. Stuhia është përplasur në Wimereus al Passo me valë mbi mesataren normative duke alarmuar edhe pjesë të tjera të vendit. Pamjet e shfaqura nga media lokale, tregojnë dëmet e shumta nga era e fortë në Novotel të Lille. Në Strasburg, kalimi i Kiarës është shënuar me dëme në gjelbërim dhe pemë të rrëzuar nëpër rrugë.

Nga Franca në Norvegji, mbi brigjet e fjordeve uji ka kaluar lartësinë e 65 centimetrave, ndërkohë në Gjermani në Frankfurt, një pemë ka rënë mbi çatinë e një katedraleje duke provokuar dëme të mëdha. Probleme edhe në trafikun hekurudhor me ndalime të trenave si dhe mbërritje me vonesë për shumë linja të tjera sidomos në trenat me shpejtësi të madhe për shkak të erës shumë të fortë.

Edhe plazhet e vendeve të ulëta janë përfshirë nga stuhia Kiara, e cila ka shkaktuar erëra të forta. Kompani të ndryshme fluturimesh nga vendet e ulëta drejt Britanisë së Madhe nuk kanë kryer aktivitetin e tyre të zakonshëm duke ndaluar mbi 100 fluturime. Deri tani bëhet e ditur se Kiara ka shkaktuar 6 viktima.

Një grua me vajzën e saj kanë gjetur vdekjen në Poloni, nga ku stuhia e madhe ka hedhur poshtë çatinë e një zyre në rajonin malor të Bukowina Trarzanska. Pemë dhe pjesë të ndryshme të çative kanë rënë nën këmbët e shumë personave. Edhe tre persona të tjerë kanë ngelur të plagosur, deklaron policia.

Pesë persona kanë ngelur të plagosur në Republikën Çeke për shkak të stuhisë të fuqishme dhe pemëve të cilat kanë rënë në zona të banuara duke plagosur edhe një grua. Numri i familjeve çeke të ngelura pa energji elektrike ka shkuar deri në 290 mijë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet