Suedia e hapur ndaj koronavirusit. Jeta vazhdon normalisht dhe pa frikë ndaj Covid-19

Kur koronavirusi nisi të përhapet në vendet skandinave, Norvegjia dhe Danimarka nisën të praktikojnë rregullat strikte dhe mbylljen e kufijve. Suedia, fqinja e madhe e tyre, vendosi të marrë një tjetër drejtim. Teksa Danimarka dhe Norvegjia mbyllën kufirin, restorantet dhe resortet e skive, si dhe u thanë studentëve të qëndrojnë në shtëpi këtë muaj, Suedia mbylli vetëm ciklin e mesëm dhe të lartë të arsimit, duke mbajtur hapur ciklin parashkollor, pabet, resotrantet dhe kufirin hapur, duke mos vendosur thuajse asnjë limit.

Në fakt, Suedia ka ngelur e hapur për binzes, teksa vendet e tjera përtej skandinavisë janë mbyllur me rregulla të forta brenda kufirit të tyre. Suedia ka nisur të ngrejë pyetjen nga të gjithë, nëse “do të merret apo jo me Covid-19, e cila deri tani nuk as kurim dhe as vaksinë, apo taktika e saj po përdoret si strategji për të luftuar moshumbjen e miliona vendeve të punës dhe mos veçimin nga bota në momentet e vështira duke patur paqe.

Norvegjia me popullsi, 5.3 milion banorësh, ka mbi 3.770 raste me të infektuar dhe 19 viktima. Danimarka me popullsi 5.6 milion, raportohet se ka 2.200 raste dhe 52 viktima. Suedia me popullsi 10.12 milion, ka vetëm 3.060 raste dhe 105 viktima.

Deri tani nuk ka asnjë provë se Suedia është duke mos u marrë me rastin e pandemisë. Drejtuesit e vendit dhe zyrtarët e shëndetësisë kanë kërkuar larjen e duarve, distancën mes personave duke mbrojtur mbi të gjitha personat mbi 70 vjeç, duke limituar kontaktin me ta.

Por ambjentet e kafeneve në Stockholm dhe grupet me 2 apo më tepër persona duket se shihen qartë nëpër kafene duke shijuar kapuçinot e ngrohta në kryeqytetin e bukur suedez. Sheshet janë plot me njerëz dhe fëmijë që luajnë dhe qeshin me zë të lartë. Restorantet, vendet e gjimnastikës, dyqanet dhe pistat e skive kanë disi më pak njerëz por vazhdojnë të jenë në funksion normal.

Epidemiologu i njohur i vendit, Anders Tegnell, ka deklaruar në një intervistë se “strategjia e suedisë është bazuar në shkëncë dhe nuk ndryshon më”. “Ne po mundohemi të ndalojmë përhapjen e virusit mjaftueshëm, dhe po merremi me pacientët të cilët do të vijnë tek ne”, ka thënë Tegnell.

Suedia apelon për kujdes të fortë publik dhe kërkon sensin e përgjegjësisë tek të gjithë. “Kjo është mënyra se si ne punojmë në Suedi. I gjithë sistemi ynë për kontrollin e përhapjes së virusit është i bazuar në aktet vullnetare. Sistemi imunitar është komplet vullnetar dhe ne kemi mbi 98 për qind të mbulimit”, shton epidemiologu.

Teksa Suedia vazhdon të jetë vendi më i hapur në Skandinavi, është ende shpejt të thuhet nëse rreziku do të mund të mbërrijë me të njëjtin vrull si në vendet e tjera. Dhe autoritetet suedeze do të marrin vendime më të forta kundër koronavirusit nëse infektimet do të rriten.

Duke shpjeguar strategjinë aktuale në Suedi, ekspertët vendosin gishtin tek disa faktorë të tjerë të rëndësishëm. “Vendi ka nivel të lartë besimi”, sipas historianit Lars Tragardh. “Ka një ligj strikt në kushtetutë ku ndalon qeverinë të futet në punët e autoriteteve administrative, siç është edhe agjencia publike e shëndetit”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet