Suedia mëson popullin si të përgatitet për luftë në rast sulmi

Suedia po u dërgon një version të ripërpunuar të kohës së ish-luftës së ftohtë me rregulla si të mbrohen në rast lufte mbi 4.5 milion banorë. Pamfleti prej 20 faqesh titullohet “Nëse vjen kriza e luftës” dhe përmban rregulla se ku mund të gjenden bunkerët dhe si të grumbullojnë gjërat e nevojshme si ushqimet, ujin e pijshëm dhe ngrohjen. Pamfleti u tregon suedezëve se e kanë për detyrë të mbrojnë vendin nëse vendi kërcënohet për “mbrojtje totale”. “Nëse Suedia sulmohet nga ndonjë vend, ne nuk do të qëndrojmë duarkryq”, thuhet në pamflet. “I gjithë informacioni nëse do të ketë një rast të tillë duket të ketë rezistencë dhe aspak falsifikim”.

Suedia dhe vende të tjera të rajonit janë në gjendje alarmi pasi Rusia pushtoi gadishullin e krimesë në Ukrainë në mars të 2014. Vendi skandinav e ka akuzuar rusinë për ripërsëritje të dhunës edhe në hapësirën suedeze të qiellit. Në vitin 2016, qeveria suedeze nisi manovrat ushtarake duke ngritur alarimin në rajon. Vendi është duke debatuar nëse do të jetë apo jo pjesë e Natos.

Jepet një ide e qartë se ku mund të gjenden bunkerët mbrojtës anti-bërthamorë në ishullin e Gotland, atje ku do të përqëndrohet edhe fuqia më e madhe ushtarake e vendit gati për mbrojtjen nga ndonjë sulm. Jepen udhëzime ushtarake si për meshkujt edhe për femrat në lidhje me nisjen e luftimeve në rajonin e balltikut. Pamfleti është duke e përgatitur vendin për “përgatitje të mirë” nëse shërbimet publike nuk funksionojnë për shkak të ndryshimeve klimaterike, sulmeve në internet, apo edhe në rastin më të keq “luftën e kombit”, sipas Agjencisë Civile Ushtarake.

Guida është e ilustruar me fotot e ushtarëve të cilët drejtojnë tanke, helikopterët dhe avionë ushtarake. Në të përfshihen edhe lista e materialeve që duhen për gjendjen emergjente si ushqimin e konservuar, makaronat dhe materialet e gjumit. Ushqimi i listuar është qumësht, makarona me salcë dhe peshk, ashtu si edhe sardele. Pamfleti jep informacion si të identifikohet nëse diçka është lajm fals ose i vërtetë. Dokumenti është aktualisht në suedisht, anglisht dhe në disa gjuhë të tjera të njohura.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet