Sulm me armë në universitetin e Mombasas në Kenia: dy viktima dhe shumë të plagosur

Dy gra kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur në Mombasa të kenias, për shkak të gjuajtjes me breshëri në brendësi të kampusit të universitetit teknologjik. Nuk bëhen të qarta deri tani shkakqet e këtij sulmi. Sipas burimeve nga zona në fjalë, të paktën 10 burra të armatosur kanë nisur sulmin fillimisht mbi një autobuz pasi kanë sulmuar një makinë të policisë. Viktimat janë punonjës të universitetit. Nuk dihet ende numri zyrtar i të plagosurve, por mes tyre është shoferi i autobusit dhe dy policë.

Një dëshmitar ka thënë se ia ka mbathur menjëherë sapo ka parë disa persona të mbuluar me gjak teksa dilnin jashtë portës së universitetit. Kenia po përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen me 17 Tetor dhe në shumë universitete studentët po protestojnë pas arrestimit të deputetit Babu Owino për evazion fiskal.

Owino ka qenë drejtues i lëvizjes studentore dhe burgimi i tij ka shkaktuar protesta të mëdha në të gjitha institucionet universitare në vend. Në Nairobi 27 studentë kanë ngelur të plagosur pas një sulmi me forcat e policisë. Mendohet se nisja e sulmit me armë është bërë nga grupi islamik somalez Shabaab i cili në vitin 2015 sulmoi universitetin e Garissas nga ku humbën jetën 148 studentë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet