Sulm me armë në një koncert në Las Vegas, 50 të vdekur 400 të plagosur

Në një koncert të muzikës Cauntri në Las Vegas, një njeri i armatosur hapi zjarr kundër turmës që ishte e pranishme në sheshin kryesor. Policia bën të ditur se ka të paktën 50 të vdekur dhe 400 të plagosur.

Pas zjarrit, policia ndaloi qaarkullimin në sheshin ku mbahej koncerti. Sipas gazetës Sun në Las Vegas në mesin e të plagosurve, ka disa spektatorë që ishin të pranishëm në koncert dhe një oficer policie.

Të shtënat kishin për qëllim audiencën e mbrëmjes që ishte e pranishme në festivalin e muzikës Country Music 91 Harvest. "Ne kemi dëgjuar dhjetra armë automatike", tha një nga dëshmitarët.

Autoritetet kanë konfirmuar se po kërkojnë "një ose më shumë persona të armatosur në veprim" .

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet