Sulm me armë pranë një qendre tregëtare në Arizona. Arrestohet agresori. Tre të plagosur

Tre persona janë plagosur jashtë portës kryesore të një qendre tregëtare në Arizona pasi një person i armatosur hapi zjarr në vend. Autoritetet deklarojnë se personi që nisi të gjuajë me armë zjarri është arrestuar dhe tani është duke u marrë në pyetje. Deri tani nga të tre personat e plagosur, njëri prej tyre është në gjendje kritike për jetën. Zëdhënësja e policisë Tiffany Ngalula ka dhënë informacionin për policinë e Glendale.

Klientët e zonës janë gjuajtur me armën e tipit pushkë AR-15, sipas policisë. Personi ndodhej pranë hyrjes kryesore të qendrës tregëtare në distriktin Westgate në veri-perëndim të Phoenix.

Oficerët e policisë kanë mbërritur në momentin kur nuk ka patur shumë njerëz rreth orës 7.25 minuta të mbrëmjes sipas orës lokale. Policia nuk bën ende të ditur identitetin e të dyshuarit për plagosjen e të tre personave.

Departamenti i Policisë Glendale, ka pyetur punonjësit e bizneseve që ndodhen atje dhe vetë klientët për të parë nëse ka të tjerë viktima ose të plagosur.

“Policia për momentin nuk beson se ka të tjerë persona të përfshirë në sulmin me armë dhe ende deri tani nuk dihet asnjë arsye e kryerjes së këtij veprimi. Me këtë informacion, ne do të nisim punën për të bërë kërkimin e dytë”, ka thënë Ngalula për reporterët.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet