Sulm me armë zjarri në New Jersey. 6 viktima pas sulmit në një dyqan

Gjashtë të vdekur duke përfshirë edhe një polic, është bilanci i një sulmi me armë përgjatë dy orëve në afërsi të një dyqani në Kosher të New Jersey. Nga hetimet e para rezultojnë dy hipoteza. E para është një histori e vjetër dhe larje hesapesh ndaj policisë dhe hipoteza e dytë është sulm ndaj vetë dyqanit Kosher.

Sipas policisë, të dy agresorlt kanë dashur të ngrejnë një kurth ndaj policëve të zonës. Shkëmbimi i zjarrit ka vazhduar për gjatë dy orëve duke bërë që në vendin e ngjarjes të vijnë edhe forcat e FBIsë si dhe skuadrat speciale. Hetuesit e policisë shtojnë se nuk bëhet fjalë për ndonjë sulm terrorist.

Kryetari i bashkisë së Jerseyt, nga ana tjetër nënvizon se mbase objektivi real është pikërisht dyqani Kosher nga ku nisi edhe luftimi dhe ku mbetën të plagosur disa vetë. Në rrjet po qarkullon një video nga ku dëgjohen gjuajtje me armë të nisura nga dy persona të veshur me të zezë dhe kokë të mbuluar si dhe thirrjet e personave të trembur të cilët po mundohen të largohen nga vendi. Njëri nga vrasësit është vrarë nga forcat e policisë pas dy orë luftimesh, ndërkohë që agresori tjetër është në arrati.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet