Sulm me thikë në Pekin, 1 i vdekur 12 të plagosur

Një sulm me thikë ndodhi në Pekin në orën 13:00 ( në orën 06:00 në Shqipëri). Sulmi ndodhi në një qendër tregtare në kryeqytet në Joy City, në zonën Xidan, në rrethin perëndimor të Xicheng. Një person godititi me thikë duke lënë një të vdekur dhe 12 të plagosur. Gruaja vdiq në spital, ndërsa 12 të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi një burrë 35-vjeçar nga Xihua County, Provinca Henan. Nuk dihet ende shkaku i këtij sulmi ndërsa agresori tha se ky veprim ishte i motivuar nga ‘gabimet personale’.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet