Sulm terrorist në Kabul, 5 të vdekur

Një sulm terrorist ka ndodhur në Kabul në orët e para të mëngjesit. Sulmmi ndodhi në hotelin Interkontinental në qendër të kryeqytetit Afgan. Ministria e Brendshme në raportin për bilancin e viktimave njoftoi se 3 sulmuesit u vranë nga policia. Pesë persona janë vrarë, 6 të plagosur rëndë dhe kanë shpëtuar 126 të tjerë. Në hotel ndodheshin edhe shumë shtetas të huaj. Zjarrfikësit tani po punojnë për të shuar zjarrin e shkaktuar dje nga një shpërthim në fazën e parë të sulmit. Televizionet afgane raportojnë se ka ende të hstëna dhe shpërthime. Sulmi ka nisur që në orët e vona të mbrëmjes. Disa burra të armatosur kanë hyrë në hotel fillimisht duke goditur klientët. Më pas kanë ndërprerë energjinë elektrike dhe kanë përhapur zjarr në katet e mësipërme të ndërtesës. Ndërhyrja ishte e menjëhershme e forcave speciale, për shkak se hoteli ishte nën mbikëqyrje të rreptë, pasi që në vitin 2011, një sulm i ngjashëm shkaktoi vdekjen e 20 personave.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet