Halloween vrasjesh në New York: tetë viktima, njëzet të plagosur në sulm terrorist

Tetë viktima u vranë (mes tyre një shtetas belg dhe pesë argjentinas), ndërsa njëzet të tjerë janë plagosur gjatë kohës kur një kamion shtypi një grup çiklistash, në lagjen kryesore të qytetitn, Manhatan, afër World Trade Center. Lajmi u konfirmua nga autoritetet. Policia e quajti "akt terrorist". Sulmi ndodhi natën e Halloween. Policia ka identifikuar 29 vjeçarin me origjinë nga Uzbekistani Sayfullo Habibullaevic Saipov, si autor të mundshëm të këtyre sulmeve. I riu ka mbërritur në Shba ne vitin 2010, dhe kishte lejeqendrim të rregullt, i martuar me tre fëmijë. Ai banonte në Patterson, (New Jersey). Sulmuesi, një besnik ndaj Isis, u ndalua më pas nga policia, e cila e plagosi atë, pa e vrarë. Fbi ka filluar hetimet, por me gjasa sulmi është bërë nga një person i vetëm dhe nuk ka qenë i organizuar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet