Sulm terrorist në qendër të londrës. Vriten dy persona dhe plagosen 3 të tjerë

“Akt i rëndë terrorist”. Gjak dhe terror në zemër të londërs, vetëm dy javë larg nga zgjedhjet parlamentare. Ankthi është kthyer sërisht për londinezët sidomos nga lidhjet që personat kanë me grupet xhihadiste. Një person ka hyrë me thikë në dorë ku pasi ka vrarë dy persona me thikë, ka nisur të sulet me vrap dhe të plagosë disa të tjerë në "urën e londrës", para se të vritej nga policia. Bilanci është dy persona të vrarë dhe 3 të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmje, vetëm pas deklaratës të dhënë në profilin e rrjeteve sociale të agresorit. Ai është një ish-terrorist i lidhur me grupet radikale-islamike dhe i njohur për policinë britanike, pasi një vit më parë u lirua nga burgu edhe pse me një dorezë në dorë për t’u vëzhguar dhe shpënë në një qendër rihabilitimi për të dënuarit nga universiteti i kembrixhit.

Gjithçka ndodhi në të premten e zezë, teksa dyqanet ishin plot me klientë dhe turistë në njërën nga zonat më të zhurmshme të kryeqytetit britanik. Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur si pasojë e inatit të mbledhur nga personi dhe për fat të mirë në ketë akt terrorist nuk janë përfshirë persona të tjerë. Alarmi është dhënë në orën 2 pasdite me ndërhyrjen e disa agjentëve patrullues, ndërsa disa prej personave më kurajozë u sulën ndaj agresorit për të ndaluar.

Pamjet e shfaqura nga disa vidjo amatore, paraqesin ngjarjen të ndodhur direkt. Lufta mes disa personave dhe agresorit, mbërritja e policisë, gjuajtjet me armë, agrosori në tokë vdekja e tij. Agresori ka patur të veshur një xhup “kërcënues”, duke thënë se do t’i hidhte të gjithë në erë, por pas testimeve të para rezultoi se gjithçka ishte false.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet